Procedura e veçuar për rastin “Tanku” vazhdon më…

Gjykimi i ish Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankolloska në procedurë të veçuarpër rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike vazhdon më 4 shtator.

Baby Boo

Në seancën e sotme tek Gjykata penale Shkup u dëgjuan shtatë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, dhe të cilët në njëfarë mënyre kanë qenë të përfshirë në furnizimin e automjetit “Mercedes Guard” në vlerë prej 600 mijë eurove në vitin 2012, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dëshmitarët katër orë u përgjigjën në pyetje direkte dhe të kryqëzuara nga Prokurori Publik Stefo Donev, avokatja Sanja Alkesiq dhe e akuzuara Gordana Jankullovska. Pas deklaratave ata shpjeguan furnizimin publik të automjetet të blinduar, që ka qenë pjesë e planit vjetor të punës, më pastaj dokumentimin e tenderit dhe rregullimin e kësaj procedure, kriteret dhe vlerësimin e ofertave.

Gjashtë të akuzuarit në vitin 2012 kanë qenë të punësuar në MPB, ndërsa njëri ka qenë i punësuar në “Mak Auto Star”.

Dëshmitari Vllatko Gjoshevski, tha se MPB-ja ka mungesë të automjeteve të këtilla për të kënaqur nevojat, si dhe automjetet e këtilla shpesh herë janë prishur dhe ka pasur mungesë të pjesëve rezervë.

Dëshmitari Nenad Nikollovski, i cili ka qenë shef i Repartit të menaxhmentit dhe furnizimeve publike në vitin 2012, në deklaratën e tij sqaroi se furnizimi publik është zbatuar tërësisht në pajtim me rregullat ligjore.

Dëshmitarët në deklaratat e tyre thanë se nuk e njohin personalisht të akuzuarën dhe nuk kanë pasur asnjëfarë kontakti me të derisa ka qenë në pozitë si Ministre e Punëve të Brendshme.

Gjyqtarja Dobrilla Kacarska, njoftoi se në seancën e ardhshme më 4 shtator do të dëgjohen edhe gjashtë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, me çka më 5 shtator do të vijojnë dëshmitë e shkruara, ndërsa më pastaj më 10 shtator do të fillojë dëgjimi i dëshmitarëve të propozuar nga mbrotja./Telegrafi/