Problemet në shëndetësi duhet të zgjidhen në mënyrë sistematike

Arsye kryesore për shkuarjen e mjekëve nga Maqedonia nuk është vetëm paga,  por edhe ajo që mjekët nuk vlerësohen sipas meritave  dhe sipas punës me pacientët por sipas bazës politike ose sipas asaj që janë djemtë apo vajzat e profesorëve, theksoi një specialiste  e mjekësisë në tribunën e sotme në të cilën morën pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë duke pyetur se si planifikon Qeveria e re  ta ndërrojë këtë sistem i cili me vite funksionon në vend.

Baby Boo

Specialistët shprehën pakënaqësi edhe nga mënyra dhe niveli i transmetimit të njohurive nga ana e mentorëve të tyre,  ndërsa ato nga kirurgjia e përgjithshme u ankuan edhe se  kanë shumë punë praktike. Pesë kirurgë tashmë të trajnuar punojnë në vende pune joadekuate në Qendrën urgjente.

Kryeministri Zaev tha se duhet të ekzistojnë zgjidhje ligjore sistematike në shëndetësi, të cilat nuk do të varen nga individët.

“Korrigjues më i madh dhe ajo që është dobësi e shoqërisë sonë  dhe opinionit është biseda e zëshme. Tribuna të tilla duhet të zhvillohen në çdo nivel që të mundemi t’i mënjanojmë të gjithë ato dobësi në sistemin tonë, nëse është sipas linjës së partive politike të Zaevit dhe LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, ose atë mjek mirë të pozicionuar në shoqëri me figura të mundshme të caktuara dhe të gjithë të tjerët janë të pa favorizuar nuk kanë shans të drejtë dhe të barabartë, më së shumti mundemi t’i mënjanojmë nëse publikisht, qartë dhe zëshëm flasim për atë”, tha kryeministri para specialistëve të mjekësisë.

Zaev potencon se gjithashtu përgjegjësi duhet të ketë gjithkund.

“Maqedonia është një firmë më e madhe. Do të organizohemi me siguri më mirë, nëse jemi të zëshëm dhe të sinqertë”, tha Zaev.

Ministria e Shëndetësisë sot e ka organizuar tribunën me temën “Investojmë në mjekët e rinj, e ardhmja e shëndetësisë në Maqedoni”, qëllimi i së cilës ishte të dëgjohen qëndrimet e specialistëve dhe të ndalet fluksi i madh i mjekëve  jashtë Maqedonisë, por edhe i personelit tjetër mjekësor. Zaev dhe Filipçe në tribunë i potencuan përpjekjet që Qeveria  dhe Ministria i bëjnë  që t’i mbajnë këto kuadro  në Maqedoni, por gjithashtu dëgjuan edhe shumë qëndrime dhe sugjerime  nga specialistët.

Duhet t’i motivojmë, tha ai,  tashmë specialistët me përvojë t’i ndajnë njohuritë me të rinjtë.

“Asgjë nuk është e mirë nëse nuk merret me vete në pension, le të transferojmë  aq sa mundemi më shumë sepse edhe ai edhe familja e tij, të gjithë ne jemi pacientë potencialë”, tha kryeministri.

Paralajmëroi udhëzime të, siç tha, alokimeve serioze të resurseve ndaj shëndetësisë.

Nga ministrat e Shëndetësisë dhe Financave, i cili i ka ndarë 180 milion denarë në vit të nevojshme për pagat e mjekëve të përgjithshëm specialist,  të gjinden para edhe për ato dy grupe specialistësh  të cilët nuk kanë marrë pagë  për shkak të asaj që janë udhëhequr si të punësuar dhe u janë paguar kontributet.

Deri në vitin 2020 paga  e specialistëve  në Maqedoni, sipas kryeministrit duhet të jetë 100.000 denarë. Tashmë janë rritur mjetet për kujdestaritë e personave mjekësor.

“Qeveria solli Propozim-program për edukim të mjekëve dhe personelit mjekësor dhe për bashkëfinancim  të specialistëve  përkatësisht subspecialistëve të punonjësve shëndetësor  të punësuar në  institucionet shëndetësore private nga viti 2017 deri në vitin 2020 me shumë masa  Qeveria garanton  se ka krijuar  sistem të qëndrueshëm financiar afatgjatë, të arritshëm dhe cilësor për mbrojtjen shëndetësore.

Nga ky muaj paga do të marrin edhe ato të cilët janë paraqitur në konkursin në janar të këtij viti. Plotësisht, që të rritet numri i specialistëve në shëndetësinë shtetërore do të vendosim specializime për dhjetë studentët më të mirë, në çdo gjeneratë dhe do të rriten kuotat  për bashkëspecializim. Përparësi do të kenë specializimet deficitare, tha kryeministri. Përgatitet edhe plan për punësim të mjekëve sipas nevojave të vendit.

“Analizat tona parësore nga terreni tregojnë se vetëm në Shkup mungojnë mbi 100 mjekë, ndërsa në tërë vendin  shifra është  trefish më e madhe”, tha Zaev.

Potencoi në ndërtimin e qendrës së re klinike, ku do të ketë kushte më të mira për punë.

Ministri Filipçe tha se konkursi për specialistë të rinj do të jetë në shtator, ndërsa për një pjesë më të vogël në qershor. Potencon se bëhen përpjekje  për lidhshmëri  me mjekët tanë të cilët punojnë  në vendet e huaja që të krijohet mundësia ekspertiza e tyre  të transmetohet te mjekët të cilët punojnë në vend.  Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi mbledhje me mentorët dhe profesorët e specializantëve që të nxitet  edukimi i tyre më cilësor.

Filipçe të mërkurën do të jetë për vizitë në Klinikën universitare në Frankfurt, ndërsa paralajmëroi bashkëpunim edhe me klinikën universitare nga Roma. Së shpejti për vizitë në  Klinikën gjinekologjike-obstetrike në Shkup do të vinë mjekë nga një spital i sofistikuar që të këmbejnë përvoja me kolegët e tyre.

Në tribunë morën pjesë edhe përfaqësuesit e Kubit të mjekëve të rinj dhe të Shoqatës së mjekëve specialistë.

Restorant Lumare