Probleme për votime në bu*rgjet e Maqedonisë: Të bu*rgosurit nuk figurojnë në Listën Zgjedhore


Për shkak të problemeve teknike ka vonuar fillimi i votimit në bu*rgjet e Maqedonisë.
Deri tani është evidentuar se në bu*rgun e Idrizovës nuk ka pasur pajisje, ndërsa fillimi i votimit ka nisur nga ora 8:20, kurse në bu*rgun e Shuto Orizares përe shkak të rregullimit të materialit zgjedhor, ka pasur vonim prej 20 minutave.

Probleme më të mëdha që tashmë janë tejkaluar ka pasur në bu*rgun e Manastirit dhe Shtipit. Këshilli Zgjedhor nuk ka lejuar të bu*rgosurit të votojnë me legjitimim të burgut, ndërsa më pas votimi ka vazhduar.
Në bu*rgun e Kumanovës, rreth 30 të burgosur që kanë shprehur dëshirën për votim nuk kanë qenë në listën zgjedhore. Një problem të tillë ka pasur edhe në burgun e Manastirit.

Baby Boo