Prizren: Arrestohet burri, rrahu gruan e tij shtatzënë


Një burrë është arrestuar në Prizren nga policia.

Kjo pasi për shkak të një mosmarrëveshje dyshohet ta ketë rrahur gruan e tij e cila kishte qenë shtatzënë.

Rasti ka ndodhur në repartin e Gjinekologjisë të spitalit të Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh.

Njoftimi i plotë:

Prizren 11.02.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar (në afekt) fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij shtatzënë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Baby Boo