Privohet nga liria një tetovar i punësuar në DAP, kërkoi …


Sot rreth orës 12 e 30 minuta në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, zyrtarët policor të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 38 vjeçari M. A. nga Tetova për shkak të pranimit të mitos.

M. A. si i punësuar në DAP Tetovë ka kërkuar nga një qytetar nga Gostivari 300 euro që të mos ia mbyll objektin e tij, pasi që përpara një jave gjatë kontrollit të objektit janë konstatuar disa lëshime ligjore.

Mjetet e kërkuara paraprakisht janë përpunuar në Sektorin për Krim Teknikë të MPB-së.

M. A. është mbajtur në Stacionin Policor dhe konsultim dhe koordinim me prokurorin publik nga PTHP Gostivar do të përgatitet padi përkatëse.

Baby Boo