Privohen nga liria personat që sulmuan punëtorin e NP “Parkingu i qytetit” në Tetovë


Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë dje (26-prill) në ora 16:00 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat R.L. (36) nga Gërçeci i Shkupit dhe N.B. (67) nga Grupçini i Tetovës, të cilët janë raportuar nga 50-vjeçari S.M. nga Shipkovica e Tetovës, i punësuar në N.P ,,Parkingu i qytetit“ në Tetovë, se janë trajtuar në mënyrë agresive, e kanë penguar në kryerjen e detyrave të punës dhe e kanë sulmuar fizikisht. Dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresa përkatëse.

Baby Boo