Pritjes po i vjen fundi, sot në Katar fillon Kampionati Botëror


Do të fillojë sot ngjarja më e madhe sportive në botë, Kampionati Botëror i futbollit. Plot 32 kombëtare do të luftojnë me të gjitha forcat për t’u shpallur më e mira e rruzullit tokësor në sportin më të shikuar dhe që ngjallë emocione të papërshkrueshme tek miliarda njerëz.

Kësaj radhe, ky eveniment gjigant sportiv do të zhvillohet në Katar dhe është hera e parë që zhvillohet në stinën e dimrit, por kjo nuk do ta ulë interesimin e madh për t’i përcjellë këto ndeshje. Gjithçka do të nis sot në stadiumin “Al Bayt”, aty ku do të ballafaqohen Katari me Ekuadorin, ndeshje kjo e cila starton nga ora 17:00.

Skuadra si Brazili, Argjentina, Franca, Spanja e Anglia mund të shihen si favorite për shkak të yjeve të mëdha që i kanë në përbërje, por befasitë në kampionatet e mëparshme nuk kanë munguar asnjëherë. Gjithçka do të mbyllet më datën 18 dhjetor kur edhe do ta mësojmë edhe kampionin e ri të botës, por deri atëherë ka shumë përballje të jashtëzakonshme për t’u parë e për t’u shijuar.

Baby Boo