Pritje të gjata për hyrje-dalje nga vendi


Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi sot paradite AMSM. Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme. Intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është rritur.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Baby Boo