PRITJE TË GJATA NË BOGORODICË DHE TABANOC


Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc ka rritje të frekuentimit të veturave. Në Tabanoc për dalje nga vendi pritet prej 30 deri në 45 minuta derisa në Bogorodicë prej 15 deri në 30 minuta, informon LAAM. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata nga ana e kufirit të Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa

LAMM rekomandon shoferët të kenë kujdes gjatë lëvizjes me automjete, të respektojnë rregullat lidhur me shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalizimet e vendosura në qarkullim. Në grykat është e mundur paraqitja e shembjeve, veçanërisht në akset rrugore : Koçan – Makedonska Kamenicë -Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë -Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë- Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Baby Boo