Pritje në ankth para Mjekësisë Ligjore! Familjarët nuk dinë se ku janë të afërmit e tyre


Mbrëmë në mesnatë katërmbëdhjetë trupa të pajetë u sollën për autopsi në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup.
E sapo zbardhi dita familjarët erdhën t’i identifikojnë të afërmit e tyre që ndërruan jetë në Kovid Qendrën në Tetovë.
“Familjari më i ngushtë cili është? Unë jam miku, ai është dhëndri ky është nipi. Djali mixhës suaj sa vjet i ka? 35 vjeçar. A ka dikë më të afër të familjes. Baba, nënë apo vëlla. Identifikimi do të bëhet në bazë të ADN-së. Nuk do të mund ta shihni xhenazen se nuk lënë me pa. Duhet të merret bris”.

35 vjeçari duhej që sot të dalë nga spitali, thotë familjari i tij. Sipas tij tragjedia edhe më e madhe është pasi dy fëmijë njëra 11 tjetra 6 vjeçare mbetën pa baba.
“35 vjeçar ka qenë. Sot duheshte të dalë prej spitalit. Me maska dhe të gjitha gjërat që kishte nevojë për frymëmarrje i kemi ble, t’ja sigurojmë që ta vazhdojë jetën por Zoti ka desht ashtu”.
Për shkak se disa prej tyre mund nuk mund të identifikohen familjarëve të tyre u merret mostër për të bërë identifikimin e të vdekurit. 1653
Ata nuk dinë asgjë për të afërmit e tyre. Njëri prej tyre thotë se nuk di asgjë për nënën e tij.

“Kam ardhur të shoh a është gjallë a nuk janë gjallë. Nuk kam asnjë informacion. Nuk keni asnjë informacion? Jo nuk kemi asnjë informacion. A shkuat te spitali në Tetovë. Po kemi shkuar, por nuk kemi informata prej askund. Ta shohim se çfarë do te ketë dhe çfarë do të bëjmë”.

Ndërsa njëri kishte ardhur ti jap kurajë shokut të tij.
“Me atë jam shok. A keni pasur familjar? Kjo është tragjedi, nuk kemi familjar por kemi shoqëri”.
Ndërkohëdrejtori i mjekësisë ligjore, Aleksandar Stankov, tha për TV21 se i gjithë instituti aktualisht është duke punuar në rastin e pacientëve të vdekur nga spitali Covid në Tetovë. I gjithë identifikimi duhet të përfundojë deri nesër, më së voni të shtunën.

“Mbrëmë u sollën 14 trupa të të vdekurve nga Kovid Qendra e Tetovës, u formuan ekipet menjëherë, filluam punën, 4 autopsi janë kryer deri më tani, ekipet janë duke punuar edhe në autopsinë e 10 personave të tjerë. Ne planifikojmë t’i përfundojmë ato sot, nëse do të jetë gjithçka në rregull dhe në qoftë se i marrim të gjitha gjërat që janë të nevojshme dhe në qoftë se ka nevojë të bëjmë analizat ADN do të mundet i gjithë identifikimi duhet të përfundojë deri nesër, më së voni deri të shtunën. Analizat ADN janë duke u bërë atyre personave që u kemi marrë material por do të na duhet material për krahasim prej familjarëve të tyre”, u shpreh Aleksandar Stankov – drejtor i Mjekësisë Ligjore në Shkup.

Deri më tani nuk ka asnjë pacient i lënduar që po trajtohet në Klinikat e Shkupit. Të gjithë të lënduarit për momentin janë duke u trajtuar në spitalin e Tetovës.

Baby Boo