Pritje deri në 30 minuta në Tabanoc


Rreth 30 minuta pritet në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga shteti, informon Lidhja auto-moto e Maqedonisë.
Në vendkalimet tjera kufitare, sipas LAMM, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Në mbarë shtetin, komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të thata. Për nesër në periudhën ndërmjet orës 11:30-14:30, është paralajmëruar regjim i përkohshëm i komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër, më saktë në pjesën Presekë-f. Vërbjan. Ndërprerjet do të jenë në kohëzgjatje prej 15-20 minuta.

Baby Boo