Pritet një valë tjetër e të nxehtit në vend


Temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë. I nxehti përvëlues do të rikthehet në vend prej kësaj fundjave. Sinoptikanët parashikojnë ardhjen e një tjetër vale nga veriu e Afrikës, me temperatura të larta që arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Moti i kthjellet me diell do të jete prezent gjatë gjithë javës, por problem do të jete parametri i erës. Kjo është vala e dytë me të cilën do të përballet vendi, pas valës së parë, që nisi në 21 Qershor dhe konsiderohet si një nga më të gjatat e viteve të fundit.

Baby Boo