Pritet mbyllje totale, valë tjetër do të përfshijë Maqedoninë e Veriut!


Nga java e kaluar Evropa është lider në nivel botëror për nga numri i të infektuarve dhe rasteve të vdekjes nga Covid-19, bëri me dije dje Organizata Botërore e Shëndetësisë. Maqedonia është duke u përgatitur për një valë të re. Spitalet filluan të mbushen me pacientë.

Në vendin tonë në Spitalet e Shkupit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë po trajtohen 241 pacientë, ndërsa në gjithë spitalet e vendit gjithsej 293 pacientë. Nga Ministria e Shëndetësisë përfundojnë se ka mjaftueshëm shtretër të lirë për pacientë. Një sërë reagimesh shkaktoi propozimi i ri i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për masa anti-covid. Pasi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje kumtoi se Qeveria do të propozojë që të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe vetëqeverisjen lokale të tregojnë certifikatë për të paktën një dozë vaksine ose test PCR jo më i vjetër se 72 orë të cilin do ta bëjnë nga buxheti i tyre, reaguan sindikatat dhe qytetarët të cilët thonë se me masat e këtilla po shkelen të drejtat themelore të njeriut.

Baby Boo