Pritet kundërpërgjigja e Brukselit për “non pejpërin” që po trazon Ballkanin (VIDEO)


Kërkohet një qëndrim më i fortë nga Brukseli zyrtarë për dokumentin e diskutueshëm i cili pro*pagonte ndryshimin e kufijve në Ballkan. Një qëndrim i tillë thonë analistët për portalin e specializuar për çështjet e Bashkimit Evropian, me shumë gjasë do të kishte qetësuar gjakrat e trazuar në rajon. Aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë të kontaktuar nga “Euractiv”, kanë hedhur në formë kategorike një mundësi për idenë e pasqyruar në dokumentin fantazmë. Euroaktiv kujton se javën e kaluar, portal në Lubjanë publikoi një “non paper”, të shkruar gjoja nga kryeministri slloven, Janez Jansha, ose nga një bashkëpunëtor i ngushtë i tij, duke propozuar një ndryshim të mundshëm të kufijve “për të adresuar pasivitetin që ekziston në ish-Jugosllavi”.

Jansha mohoi të ketë shkruar dokumentin në fjalë, ndërkohë që zyra e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, nuk mundi të mohojë se kishte pranuar dokumentin e lartpërmedur, por nuk komentoi më tej.
Zëvendës kryeministri për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, vendi i të cilit do të ishte prekur nga ndryshimi i propozuar i kufijve, e ka quajtur këtë dokument si “koncept i rre*zikshëm i vendeve të mëdha me kufij etnikë”.

Nikolla Dimitrov
“Nuk do të duhet të përqendrohemi në krijimin e shteteve të mëdha, por në krijimin e demokracive të mëdha evropiane dhe ekonomive të mëdha në rajon.Perceptimi i një perspektive të zbehur evropiane në Ballkan, mund të ketë lidhje me këtë rilindje të vizioneve të tilla konfliktuale”

“Euractiv” në shkrimin mbi Ballkanin, thotë se kjo nuk është hera e parë që një shkëmbim territoresh propozohet si një zgjidhje për problemet politike në Gadishullin Ballkanik. Kjo ide, nënvizon portali, është një ide e rinovuar, pasi më herët u diskutua në vitin 2018 midis presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili që nga atëherë i ngarkohet ak*uza për kr*ime lu*fte. Komisioni Evropian shkruan më tej portal, fillimisht e mbështeti planin, por më vonë u refuzua pas kundërshtimit të fortë nga Berlini zyrtar.

Marko Prelec, ish drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (GNK) njëherësh profesor në Universitetin e Evropës Qendrore, thotë se non pejpëri është një lloj “njolle e Rorshahovit”, që kushdo që e shikon, sheh atë që dëshiron të shohë”.

Marko Prelec, ish drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Kr*izave (GNK)
“Reagimet më shumë flasin për njerëzit që reagojnë sesa me pretendimet në non pejpër, që hedhë dyshime origjinën e dokumentit. Interpretimi i kësaj është se Brukseli dhe disa shtete anëtare nuk janë të sigurt nëse është e mençur thjesht të mohosh besueshmërinë e këtij dokumenti duke mos e komentuar ose të flasësh publikisht dhe ta dë*nosh. Mendoj se në çështje, më mirë do të ishte të dë*nohet dokumenti”

Prelec shton se dokumenti duhet të shihet nga prizmi i procesit të ngadalësuar të zgjerimit që ka humbur vrullin që kur Kroacia u anëtarësua në BE në vitin 2013. Presidenca portugeze, kujton “Euractiv”, synon që deri në qershor të marrë një vendim mbi zgjerimin, duke miratuar kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe të zbatojë metodologjinë e re të negociatave për Serbinë dhe Malin e Zi. Një diplomat i lartë nga Brukseli i tha portalit Euractiv se nevojitet një veprim i caktuar sepse “sa herë që BE nuk është mjaftueshëm e pranishme, dinamika rajonale shpejtë ndryshon, dhe formohen narrativ të rrezikshme ku më pas ndërhyjnë aktorë të tretë”.

Baby Boo