Prisja dënim me 10 vite burg, deklaroi babai i fëmijës që u mbyt në vend nga vetura në rrugën e “Plastikave”


Prisja një dënim prej 10 vitesh. Kur humbet një fëmijë, ju e dini se si ndiheni, thotë Sebastian Sanovski, babai i fëmijës 10-vjeçar që u mbyt në vend nga një veturë muajin e kaluar në rrugën e “Plastikave”.

Babai ka bërë të ditur se do të ankohet kundër aktgjykimit të sotëm me të cilin shoferi Shukri Zeqiri nga Shkupi është dënuar me burgim prej dy vjet e tre muaj.

“Nuk dëshiroj që kjo t’i ndodhë askujt. Nëse kemi shtet, duhet gjykuar siç duhet”, tha babai në dalje nga gjykata.

Në aktgjykim, gjyqtarja Marija Kletniçka ka thënë se 21-vjeçari Zeqiri nuk ka qenë i dënuar më parë për një vepër penale. Në kohëzgjatjen e dënimit me burg është llogaritur vepra e mosdhënies së ndihmës për personin e lënduar në aksident trafiku, për të cilën është caktuar dënim me burg prej 6 muajsh. Atij i është shqiptuar edhe ndalimi i drejtimit të mjetit motorik për një periudhë prej tre vitesh.

Shukri Zeairi po ngiste me 76 kilometra në orë. Zeqiri paraprakisht e ka pranuar krimin dhe ka thënë se ka ikur nga frika se mos e rrahin.

Baby Boo