Prishtinë: Katër policë rrihen nga disa persona


Katër policë kanë marrë lëndime trupore pasi janë sulmuar rreth orës 18:00.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë, përcjell Fakte.

Sipas burimeve të KALLXO.com, zyrtarët policorë janë sulmuar nga disa persona.

Lidhur me rastin janë ndaluar disa persona, por nuk dihet sa është numri i atyre që janë shoqëruar në Polici.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën pasdite ka hasur në një person të dyshuar dhe ka tentuar ta ndalojë atë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Sipas PK-së, i dyshuari ka arritur t’i shmanget zyrtarëve policorë duke u futur në një shtëpi, nga e cila kanë dalë disa persona tjerë që kanë rrahur katër policët, transmeton Koha.net.

“Nga mjete të forta që janë përdorur prej personave të dyshuar, kanë pësuar lëndime trupore katër zyrtarët policorë. Policia ka arritur ta marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar pesë persona të dyshuar, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Baby Boo