Prishtinë: Drejtori i Urologjisë arrestohet për marrje ryshfet


Është arrestuar drejtori i klinikës së Urologjisë në QKUK, Rexhep Kasumaj.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Mund të ju konfirmojmë se sot me datë 06.07.2018 rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarr disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi,  mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale Marrje e Ryshfetit”.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta të hetuesve policore, është arrestuar në flagrancë i dyshuari M/Sh/K, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për ti kryer shërbime mjekësore”.

“Hetuesit e DHKEK, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar paratë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes”.

Është arrestuar drejtori i kësaj klinike, ka thënë edhe Shpend Fazliu, zëdhënësi për media i QKUK-së.

Ai ka thënë për Klan Kosovës se ndaj Rexhep Kasumaj do të merren masa konform ligjeve në fuqi.

Baby Boo