Prishtina zyrtarisht në karantinë, asnjë i gjallë në rrugë


Kryeqyteti i Kosovës në ora 17.00 ka hyrë edhe zyrtarisht në karantinë pas konfirmimit të 20 raste të reja me COVID-19 mbrëë, duke e çuar kështu bilancin në 47.

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, ndalohen hyrje dhe daljet në Komunën e Prishtinës, kryetari i së cilës Shpend Ahmeti, mbrëmë pati njoftuar se qarkullimi do të vlejë edhe sot deri në orën 17:00 për qytetarët që duan të kthehen në kryeqytet, teksa masat e reja do të merren nga nesër.

Masat policore prej mbrëmë janë shtuar në lagjen Mati 1, ku tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi janë në mbikëqyrje 24 orësh nga policia, ndërsa nga ora 17.00 Njësia Speciale po kontrollon hyrje-daljet në Prishtinë, me qëllim të kontrollit të situatës.

Në Kosovë janë konfirmuar 283 raste me koronavirus, prej tyre 58 të shëruar dhe shtatë të vdekur./Gazeta Sinjali/

Baby Boo