Prishet “party” në Qendër të Shkupit, arr*estohen 28 persona


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në Qendër të Shkupit janë ndaluar 28 persona. Të njëjtit dyshohet se kanë shkelur rregullat gjatë pandemisë.

“Me urdhër paraprak të gjykatës, policia ka kryer ba*stisje në rrugën “Sllavejko Arsov”, në shtëpinë e V.Gj., ku janë hasur 28 persona në një aheng”, njoftojnë nga MPB.
Sipas MPB-së, pas dokumentimit të plot të çështjes, kundër personave në fjalë do të parashtrohet pa*di për shkelje të nenit 206 nga Kodit Pe*nal.

Baby Boo