Prishet miqësia mes Adrola Dushit dhe Xhesika Berberit?!


Prej kohësh e dimë se Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi janë dy mikesha të pandara. Dyshja e njohur u bashkuan akoma edhe më shumë me zhvendosjen e Adrolës në Amerikë, por kjo e fundit tani ndodhet prej disa muajsh bë Shqipëri. Ato dikur postonin vazhdimisht foto në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Madje sonte në mediat online u përhap me shpejtësi lajmi se miqësisë së dy yjeve të revistave mund t’i kishte ardhur fundi pasi siç shihet në fotot më poshtë që qarkulluan në rrjet, ato janë fshirë nga Instagrami. Xhesika dhe Adrola nuk e ndjekin më njëra-tjetrin në rrjetin social.

Por kjo nuk është e vërtetë, pasi nëse bëni një “xhiro” nga Instagrami vajzat e ndjekin njëra-tjetrën dhe nuk kanë hequr dorë shoqëria e tyre!

Baby Boo