Prindit dhunues nga Shkupi i caktohet masë paraburgimi! Ai kishte ushtruar dhunë periodike


Pas raportimit se fëmija dyvjeçar nga Shkupi ështyë rrahur nga babai i tij, i cili gjatë incidentit ka qenë në gjendje të alkoolizuar me qëndrim të sajin ka dalë edhe Ministria për Punë dhe Piolitikë Sociale.

“Ministria është e njoftuar dhe vepron ndaj rastit ku fëmijë dy vjeç me lëndimë të lehta më 9 gusht është pranuar në kirurgjinë e fëmijëve. Ndaj babait është shqiptuar masë paraburgimi prej tetë ditësh, ndërsa gjendja shëndetësore e fëmijës 2 vjeç është e mirë dhe sot do të lëshohet në shtëpi. Tre fëmijët e tjerë që dje janë zhvendosur në familje për përkujdesje do të kthehen të nëna e tyre dhe të gjithë bashkë do të mbahen në Qendrën për persona të dhunës familjare”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.

Familja është e njohur në komunën  Qendër dhe e njëjta ka pasur edhe denoncime të mëparshme për dhunë në familje.

Nga mesi i muajit mars deri në fillim të muajit prillit të këtij viti, nëna dhe katër fëmijët e tjerë  kanë qëndruar në Qendrën për Viktimat e Dhunës në Familje. Qendra e ka lëshuar deklaratën me shkrim të nënës, ku ka shprehur dëshirë të kthehet në shtëpinë e bashkëshortit të saj sëbashku me fëmijët,  duke e arsyetuar se ata i kanë kaluar keqkuptimet dhe gjendja në shtëpi është e qetësuar./PaCensurë

Baby Boo