Prindi që shoqëron fëmijën në spital, të lirohet nga pagesa


Prania e një fëmije të sëmurë në familje është stresuese në çdo moment dhe ky stres ndihet shumë nëse fëmija ndodh të ketë një çrregullim, i cili kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe shtrime të përsëritura në spital. Sëmundja e fëmijës prek të gjithë familjen

 

 

Shkup, 16 korrik – Procesi i shtrimit të fëmijëve në spital është i vështirë për prindërit. Situata paraqitet edhe më e vështirë për fëmijët me sëmundje të rënda për të cilët shtrimi në spital është më i gjatë, më i ndërlikuar. Gjatë procesit të hospitalizimit, fëmija i sëmurë duhet të ketë përkujdesje jo vetëm të mjekut, por edhe prindërit, shkruan gazeta KOHA. Prindi që shoqëron fëmijën që trajtohet në kushte spitalore, bën pagesën 800 denarë në ditë. Për shumë prindër me të ardhura të ulta mujore, që kanë një fëmijë të sëmure e të shtrirë në spital, kjo shumë është e lartë.

Shoqatat e shoqërisë civile në emër të prindërve të fëmijëve që qëndrojnë në spital për një kohë të gjatë kërkojnë të lirohen prindërit nga kjo pagesë. Kjo kërkesë sipas tyre është e vjetër dhe duhet të rishqyrtohet për shkak se ende nuk është zgjidhur. Rregullorja thotë se nëse fëmija është deri në moshën tre vjeçare dhe prindi e shoqëron, prindi nuk paguan ndejën në spital. Por për një fëmijë mbi tre vjeç që është në spital me një prind, prindi gjithashtu paguan tetëqind denarë në ditë. Nëna me iniciale I.M, e cila është shtruar në spital, për ta shoqëruar fëmijën e saj të sëmurë, thotë se asnjë nënë nuk ka guxim ta lë vetëm në spital, fëmijën e vogël. Jo vetëm për kujdes mjekësor, por fëmija ka nevojë për ta ngushëlluar, për ta argëtuar, në mënyra të ndryshme. Ajo shton se ka parë prindërit që janë të dëshpëruar kur fëmija do të duhet të vazhdojë qëndrimin e tij në spital e ata të mos janë prezent. Pra, në vend të merakoset prindi për fëmijën e sëmurë, ai shqetësohet më shumë për pagesën e faturës. N

ga spitali për fëmijë në Kozle, gjegjësisht Instituti për sëmundjet pulmonare thonë se shpesh ka raste kur pacientët, madje prindi me fëmijën, ikën pa paguar detyrimet spitalore. Drejtori i këtij spitali, dr. Angelço Andonovski thotë se prindërit që janë të liruar nga pagesa, janë vetëm rastet social, e jo të tjerët. Ai sqaron se kanë parasysh se një fëmijë, qoftë i moshës 7 vjeçare, që është ende i sëmurë ka nevojë për një prind pranë tij. Ligji thotë se nëse fëmija është tre vjeç dhe për një ditë, prindi që shoqërohen fëmijën duhet të paguajë. Andonovski shton se një dispozitë e tillë duhet të ndryshohet dhe se edhe ata fëmijë të moshës 4, 5, 6, 7 vjeç, është e nevojshme të kenë nënën ose babain pranë. Nga shoqata “Jetë me sfida” thonë se ky është një problem i gjatë që duhet zgjidhur. Kujdestari prindërore për një fëmijë të sëmurë duhet të jetë plotësisht e lirë, pa pagesë ose të zvogëlohen çmimet që aplikohen.

Asnjë nënë nuk do ta linte një fëmijë përveçse kur ajo nuk do të ketë një zgjedhje tjetër. Nga kjo shoqatë thonë se shpresojnë që një zgjidhje e përshtatshme do të gjendet në këtë çështje. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paralajmëroi se programi qeveritar ka parashikuar masën për lirimin nga participimi për shërim spitalor për të gjithë qytetarët.
I pyetur nga gazeta “Koha”, nëse mund të ketë lirim nga pagesa edhe prindi që shoqëron fëmijën e sëmurë në spitale, Filipçe u përgjigj se ka një kërkesë nga ana e prindërve dhe shoqatave që mosha e caktuar të fëmijëve të sëmurë që shoqërohen në spitale të rritet dhe këtë janë duke e rishqyrtuar.

Poashtu Filipçe përsëriti se nga fillimi i vitit të ardhshëm trajtimi spitalor do të jetë plotësisht falas, por kjo nuk do të thotë se klinikat dhe spitalet do të mbesin pa mjete. Nga buxheti përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë do të investohet vlerë shtesë në të gjitha klinikat dhe spitalet. Dhe se në asnjë rast nuk do të pakësohet numri i metodave të reja të cilat planifikojmë t’i implementojnë.

Ndryshe, prania e një fëmije të sëmurë në familje është stresuese në çdo moment dhe ky stres ndihet shumë nëse fëmija ndodh të ketë një çrregullim, i cili kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe shtrime të përsëritura në spital. Sëmundja e fëmijës prek të gjithë familjen. (koha.mk)

Baby Boo