Prindërit vdesin në aksident, pesë vjeçarja i shpëtoi jetën vëllait të vogël


Një vajzë pesëvjeçare i ka shpëtuar jetën vëllait të saj të vogël pasi një aksident me veturë ishte fatal për prindërit e tyre, duke i lënë tre fëmijë të vegjël të bllokuar në rrënojat për më shumë se dy ditë në një pjesë të largët të Australisë Perëndimore rurale, raportoi Nine News, dega e televizionit amerikan CNN.

Në një deklaratë, Policia e Australisë Perëndimore tha se automjeti Land Rover Discovery i familjes në fjalë u gjet të martën në mëngjes në Kondinin, rreth 280 kilometra në lindje të kryeqytetit shtetëror Perth.

Prindërit Cindy Braddock, 25 vjeç dhe Jake Day, 28 vjeç, u deklaruan të vdekur në vendngjarje, tha policia.

Tre fëmijët e tyre i mbijetuan aksidentit, por mbetën të bllokuar në automjet me prindërit e tyre të vdekur në temperatura të larta derisa u gjetën nga një prej familjarëve të shqetësuar për mungesën e tyre.

Familja prej pesë anëtarësh – duke përfshirë vajzën dhe dy vëllezërit e saj, të moshës 2 dhe 1 vjeç – ishin raportuar të zhdukur një ditë më parë kur nuk arritën në festën e Ditës së Krishtlindjes, raportoi Nine News.

Fëmijët janë dërguar në spital me dehidrim të madh, thotë komunikata e lëshuar nga policia.

Ata mbijetuan me lëndime jo të rrezikshme për jetën dhe pritet të dalin nga spitali në ditët në vijim, raportoi Nine News./CNN

Baby Boo