Prindërit nuk i lanë bashkë çifti nga Kumanova ikë në drejtim të panjohur policia i gjen në Veles


Janë gjetur dy adoleshentët, vajza 14 vjeçare nga Kumanova dhe djaloshi 15 vjeçar nga Velesi, që kanë qenë në lidhje dashurie dhe kanë ikur, pasi që prindërit nuk i kanë lejuar të jetojnë bashkërisht, transmeton Almakos.

MPB njoftoi se pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në Veles fëmijët janë gjetur dhe kthyer në shtëpitë e tyre.

Ashtu si raportuan mediet, të shtunën në mbrëmje në ora 22 në Stacionin Policor në Kumanovë, R.H.(44) ka lajmëruar se vajza e tij 14 vjeçare është larguar nga shtëpia, ndërsa ditën e njëjtë rreth orës 21.30 në Stacionin Policor në Veles, T.J.(40) ka lajmëruar se rreth orës 19 në shtëpinë e tij ka ardhur vajza e zhdukur nga Kumanova të cilët kanë qenë në lidhje dashurie me djalin e tij 15 vjeçar.

Vajza edhe më herët ka ardhur disa herë te to, ndërsa dy fëmijët i kanë thënë babait se duan të jetojnë bashkë.

Ai i ka thënë se do t`i lajmëroje në polici pasi që janë adoleshent, pas së cilës ata kanë dal nga shtëpia dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Baby Boo