Prindërit e harruan në makinë për orë të tëra, foshnja tre muajshe ndërron jetë nga ataku kardiak


Një foshnjë tre muajshe ka ndërruar jetë në SHBA, pasi prindërit e harruan në makinë.

Që nga fillimi i vitit, në SHBA janë numëruar 14 raste të ngjashme, ku ky foshnjë është i 15-ti që humb jetën në mënyrë kaq tragjike. Aaroni i vogël, vetëm 3 muajsh, jetonte në Uashington me prindërit e tij.

Sipas mediave, mjekët ka marrë një telefonatë për të shkuar në një shtëpi ku ndodhej një foshnjë që nuk reagonte ndaj stimujve të prindërve. Aty ekipet e shpëtimit kanë konstatuar se fëmija kishte pësuar arrest kardiak. Prindërit thanë se e kishin lënë fëmijën e tyre në makinë për një numër të paditur orësh.

Duhet theksuar se në Uashington ditët e fundit temperaturat kanë qenë mbi 35 gradë Celsius, si pasojë fëmija nuk ka mundur të mbijetojë brenda makinës dhe temperaturave që janë rritur brenda saj.

Baby Boo