Prindërit aktivizojnë autopilotin e Tesla-së për ta pasur më të lehtë lindjen e foshnjës së tyre!


Një nënë nga Filadelfia ka sjellë në jetë atë që besohet të jetë foshnja e parë Tesla në botë: një foshnjë e lindur në ulësen e përparme të një makine elektrike inteligjente ndërsa ajo po ngiste me autopilot.Lindja e jashtëzakonshme ndodhi kur Yiran Sherry dhe bashkëshorti i saj Keating Sherry po çonin djalin e tyre tre-vjeçar në çerdhe.

Ujërat e gruas u shpërthyen ndërsa familja ishte e bllokuar në trafik. Me kontraktimet që rriteshin me shpejtësi dhe trafiku mezi lëvizte, çifti e kuptoi se nuk do t’ia dilnin me kohë.Burri e vendosi automjetin në autopilot pasi vendosi sistemin e navigimit në spital, 20 minuta larg në periferinë perëndimore të Paolis, raporton Guardian.Gruaja tha se vendimi nëse do të përpiqeshin të prisnin për të lindur derisa të arrinin në spital ishte një vendim i mundimshëm.

“A duhet të shtyj apo duhet të mbaj? Duhet të shtyj apo duhet të mbaj? Dreqin, le ta bëjmë këtë”, kujton ajo duke i thënë vetes.Ajo lindi vajzën e saj teksa mbërritën në spital, duke pëshpëritur: “Oh, Zot, Keating. Ajo doli jashtë”.Infermieret prenë kordonin e kërthizës së foshnjës mbi ulësen e përparme të makinës.“Sapo pediatri tha: ‘Ajo është e shëndetshme, urime’, kjo ishte një psherëtimë lehtësimi”, tha babai.Pasi ajo ishte në spital, infermierët vazhdonin të vinin në dhomën e saj për të parë “bebin Tesla”.

“Ata vinin dhe pyesnin ‘A jeni ju ajo që lindi foshnjën në makinë?”, tha nëna.Çifti e quajti vajzën e tyre Maeve Lily, pasi shqyrtoi shkurt Tess-in, në nderim të prodhuesit të makinave.“Faleminderit inxhinierë gjenialë Tesla për dizajnin tuaj të shkëlqyer të autopilotit”, tha Keating Sherry.

Baby Boo