Prindër mos i mbyllni sytë, fëmijët ju abozohen seksualisht nëninternet!


Artan Fuga

Prindër mos mbyllni sytë :
Kërkimi shkencor – pohohet në një libër studimor europianoperëndimor për këtë çështje – ka dëshmuar se një në katër fëmijë shfrytëzohet seksualisht në Internet… Ky kërkim ka treguar gjithashtu se nuk është fare e vërtetë që meqë fëmijët viktima të abuzimit seksual me ta nuk hapen t’a rrëfejnë çfarë kanë pësuar, abuzimi me ta nuk ka ndodhur. Të rrish në pritje që viktimat t’a raportojnë abuzimin me ta – kjo nuk është pra aspak zgjidhja e duhur!

———————

Të hënën, ora 10, në një konferencë shkencore në platformën ZOOM, Medialoook paraqet nëpërmjet drejtuesit të saj dr. Elvin Luku gjetjet e studimit që është realizuar mbi abuzimin seksual me fëmijët duke dhënë një përqasje të re për pedofilinë!

Kam kënaqësinë të marr pjesë edhe unë me një referim modest lidhur me çka ka arritur kërkimi shkencor perëndimor në këtë fushë!

Besoj që pjesë e perdes të kësaj plage dhe e këtij tmerri do të ngrihet!

Baby Boo