Princi Philip vdes në moshën 99-vjeçare


Princi Philip i Edimburgut, bashkëshorti i mbretëreshës së e Britanisë së Madhe ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar vetë Buckingam Palace.
“Me pikëllim të thellë, madhëria e saj Mbretëresha Elizabeta II njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, lartmadhërisë së tij, Princit Philip, dukës së Edinburgut”, thuhet në njoftimin Buckingam Palace.

Princi Philip i Edimburgut, bashkëshorti i mbretëreshës së e Britanisë së Madhe, kohëve të fundit ka qenë i shtrirë në spitalin Edward VII në Londër, si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore.
Philipp, tash e ca kohë ishte tërhequr nga paraqitjet në publik dhe ceremonitë zyrtare, duke i deleguar rolin nipit të tij William në pjesën më të madhe të rasteve.

Baby Boo