Prilep, 20 gra të lënduara në aksident


Nuk ka pacientë me lëndime të rënda ose në rrezik jete.

Pacientët janë kontrolluar dhe pasi u konstatuan lëndime të lehta janë lëshuar për trajtim në shtëpi, thonë nga spitali Prilepit.

Sipas Keti Smileska, drejtoreshë në Spitalin e Përgjithshëm me k – Prilep, fillimisht janë dërguar 20 udhëtarë tē lënduar, pastaj kanë shkuar edhe të tjerë.

“Nga këto 20 pacientë, 8 kanë pasur lëndime ne fytyrë ku kemi bërë menjëherë intervenime, disa tjerë në ortopedi dhe shtatë presin për rezultatet rentgen”, tha ajo.

Sipas informacioneve fillestare nga Prokuroria Publike e Prilepit, aksidenti ka ndodhur në mëngjes rreth orës gjashtë kur ka ndodhur përplasja e dy autobusëve. Një autobus nuk kishte pasagjerë, dhe tjetri i cili goditi një shtyllë elektrike ishte me punëtorë të një fabrikë tekstili në Prilep.

Baby Boo