Pretendon se ishte i pari që hodhi idenë e VAR-it, kërkon 15 milion euro nga FIFA

Quhet Fransisko Lopez, vjen nga Spanja dhe pretendon se është ai i pari që ka hedhur idenë e futjes së përsëritjes së aksioneve direkt gjatë ndeshjeve, që zyrtarisht është quajtur sistemi VAR (Video Assistant Referee) gjatë Botërorit 2018.

Baby Boo

Ai kërkon një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh nga FIFA, sepse sipas tij ideja i është vjedhur nga FIFA.

Spanjolli tregon për “Marca” se e ka çuar për herë të parë këtë ide në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës në Spanjë që në vitin 1999, ku i sugjeronte që të përdorej përsëritja e pamjeve në TV në një qendër kontrolli që të kishte komunikim me gjyqtarin e ndeshjes.
Tani, ai i ka dërguar një kërkesë Federatës Spanjolle dhe FIFA-s, duke i kërkuar që të mos e përdorë këtë sistem.

Restorant Lumare