Prespa dhe gjuha shqipe “tërbojnë” presidentin Ivanov

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov thotë se koalicioni qeveritar LSDM-BDI, që e konsideron veten pro-evropian, tregoi mbrëmë fytyrën e vërtetë me publikimin e ligjit për gjuhët dhe ratifikimin e Traktatit të Prespës në Gazetën Zyrtare.

“Publikimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjit për ratifikimin e Traktatit të Prespës në Gazetën Zyrtare pa dekretim nga Presidenti, është bërë në shkelje të Kushtetutës dhe është bazë për ndjekje penale ” thotë Ivanov.

Për Ivanov, ky është momenti që do të tregojë nëse Maqedonia ka një Gjykatë Kushtetuese, nëse ekziston një gjyqësor i pavarur dhe nëse ka sundim të ligjit.

Presidenti i Maqedonisë ka dhe një pyetje për ndërkombëtarët.

“Dua të pyes përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare që e mbështesin këtë koalicion qeveritar dhe dalin e mbështesin këtë mënyrë të të bërit ligje dhe këto precedentë që sjellin pasoja të paparashikueshme dhe dëme në sundimin e ligjit, a zbatohen precedentë të tillë në vendet e tyre”?