Presidentja Vjosa Osmani në vizitë zyrtare në Portugali


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nisur vizitën zyrtare në Portugali.
Osmani në Portugali do të takohet me presidentin Rebel de Sousa, kryeparlamentarin Eduardo Ferro Rodrigues, ministrin e Jashtëm, Augusto Santos Silva, ministrin e Mbrojtjes, Joao Gomes Cravinho dhe shefin e Forcave të Armatosura, admiralin Silva Ribeiro.

“Gjatë qëndrimit në këtë shtet, Presidentja Osmani do të takohet me presidentin e Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, kryetarin e parlamentit, Eduardo Ferro Rodrigues, ministrin e jashtëm Augusto Santos Silva, ministrin e mbrojtjes João Gomes Cravinho si dhe shefin e Forcave të Armatosura, admiral Silva Ribeiro. Presidentja Osmani, gjithashtu do të mbajë fjalim në Samitin Global të Grave në Lisbonë, do ta ketë një diskutim në Institutin Universitar të Lisbonës (ISCTE), takim me bizneset si dhe me një grup të diasporës në këtë shtet. Ndryshe, vizita e presidentes Osmani në këtë shtet është e para e një presidenti të Kosovës, që nga njohja e pavarësisë nga Portugalia, në tetor të vitit 2008”, thuhet nga Presidenca.

Baby Boo