Presidentja kroate provokon Serbinë


Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq ka thënë se do të ishte e lumtur të vizitonte Beogradin, edhe pse mendon që për një vizitë të tillë qeveria serbe do të shtronte kërkesa të veçanta.

Sidoqoftë, Kitaroviq ka thënë që ka frikë se një gjë e tillë do të rriste tensionet me Serbinë, në përvjetorin e Operacionit të famshëm Oluja [Stuhia] që ndodhi më 1995.

“Kam frikë se vizita ime do të rris tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë. Na duhet të mbajmë veten me dinjitetet si në fitore, si në gjithçka që bëjmë”, ka thënë ajo për Deutsche Welle.

Aksioni ushtarako-policor i Kroacisë, shkruan Periskopi shënon përvjetorin e 23 më datat 4 dhe 5 gusht, ku 200 deri në 250 mijë serb u dëbuan dhe mjëra të tjerë u vranë ose ende mungojnë, në atë që shënon edhe Ditën e Fitores.
Kitaroviq mendon se operacioni Stuhia ishte i pastër, dhe ata që duheshin dënuar nga radhët e kroatëve për krime lufte, edhe u dënuan.

Baby Boo