Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, përmes një postimi në twitter, ka njoftuar se ka biseduar në telefon me presidentin e SHBA-së, Joseph Biden.
Zelenskyy njoftoi se me Bidenin ka diskutuar rreth një koalicioni kundër lu*ftës.
Pos koalicionit, Zelenskyy njoftoi se pjesë e diskutimit ka qenë forcimi i sanksioneve dhe ndihma konkrete për mbrojtjen nga agresioni rus.
“Forcimi i sanksioneve, ndihma konkrete për mbrojtje dhe një koalicion kundër lu*ftës sapo janë diskutuar me @POTUS. Faleminderit SHBA-së për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës!”, ka shkruar Zelenskyy.
Strengthening sanctions, concrete defense assistance and an anti-war coalition have just been discussed with @POTUS. Grateful to 🇺🇸 for the strong support to 🇺🇦!
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022