Presidenti Thaçi i uron në turqisht Erdoganit fitoren!


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur që të tregojë afërsinë që ka me Erdoganin në urimin për fitoren e sotme në zgjedhje.

Thaçi përveç që ka përmendur se të dyja shtetet janë aleatë, ai urimin presidentit turk ia ka shkruar edhe në turqisht, shkruan gazetametro.net

”Urime Kryetarit të #Turkey @RT_Erdogan – tebrik ederi. Presim bashkëpunimin tonë të mirë të vazhdueshëm mes Kosovës dhe Turqisë. Dy vende janë aleatë strategjikë”, ka shkruar presidenti kosovar.

Ndërkohë, para tij edhe kryeministri shqiptar Edi Rama e shprehu ‘dashurinë’ që ka ndaj presidentit të rizgjedhur turk. Rama e telefonoi i pari, duke u bërë urimi i parë pas zgjedhjes së Erdogan.

Ndryshe, Erdogan arriti një fitore në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, mirëpo për këto të fundit nuk mund të jetë tërësisht i kënaqur pasi kishte shkuar në zgjedhje të parakohshme me shpresën që do të arrinte mbi 60%, por në fund ai mori vetëm 53%.

Baby Boo