Presidenti Thaçi i shkruan përsëri Kurtit: Për herë të katërt ia kërkon emrin e mandatarit


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka kthyer përgjigje Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ku përsëri përmes kësaj letre i ka kërkuar emrin e mandatarit.
PResidenti Thaçi Thaçi ia ka kujtuar Kurtit se që tri herë nuk i ka popozuar emrin e mandatarit, edhe pse presidenti i ka dërguar tri letra atij.

“Përkundër kërkesave të dërguara më 2 prill 2020 (Ref. 354), më 10 prill 2020 (Ref. 354/1) dhe më 15 prill 2020 (Ref. 370/1), edhe në shkresën tuaj të dërguar më 17 prill 2020 (Ref. 122/2020), ju nuk keni propozuar kandidatin/en për Kryeministër, por keni theksuar se nuk jeni duke refuzuar për të propozuar kandidatin për kryeministër”, shkruan në letrën e Thaçit.

Kjo është letra e plotë:

Përkundër kërkesave të dërguara më 2 prill 2020 (Ref. 354), më 10 prill 2020 (Ref. 354/1) dhe më 15 prill 2020 (Ref. 370/1), edhe në shkresën tuaj të dërguar më 17 prill 2020 (Ref. 122/2020), ju nuk keni propozuar kandidatin/en për Kryeministër, por keni theksuar se nuk jeni duke refuzuar për të propozuar kandidatin për kryeministër. Më lejoni t’ua theksoj se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për Kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim

Baby Boo