Presidenti Thaçi do t’i caktojë afatin kohor Kurtit deri kur mund ta presë për mandatar


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sërish do t’i kërkojë kryetarit të Vetëvendosjes mandatarin për formimin e Qeverisë.
Siç merr vesh Klan Kosova, i pari i shtetit tani Albin Kurtit mund t’i caktojë edhe afatin kohor deri kur mund ta presë. Kjo gjë ka shfaqur pakënaqësi tek partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV’së, Rexhep Selimi, thotë se plani i Thaçit që në rast se kjo parti nuk i dërgon ndonjë emër për ndonjë mandatar, atë ta kërkoj nga partia e dytë LDK, do të hasë në kundërshti të forta.

“Thaçi mund ta ketë për qëllim, siç duket edhe kapërcimin e fituesit të zgjedhjeve apo edhe shkeljen e Kushtetutës, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën. Por, ai duhet ta dijë se po merr përsipër diçka që nuk mund ta kapërdijë. Se çfarë do të bëjë Vetëvendosje, kjo do të dihet shumë shpejt. Por, le të dihet se ne nuk lejojmë as të grabitet e as tjetërsohet vullneti i qytetarëve të 6 Tetorit”, ka thënë Selimi.

Baby Boo