Presidenti i Brazilit: Mjaft më me karantinë, po mbyllen mijëra vende pune


Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro vijon të dalë kundër të gjithëve përsa i përket pandemisë së koronavirusit, duke thënë se në vend nuk mund të shtohen më tej masat e karantinës pasi mijërave vende pune po shkatërrohen dhe të varfërit po vuajnë.

Gjatë një interviste për televizionet braziliane, Bolsonaro kritikoi masat e vetëizolimit dhe ato të ndalimit të lëvizjes që janë vendosur nga autoritetet lokale në shumë shtete të Brazilit.

“Nuk mund të vendosen më masa të ashpra se këto që janë”, tha Bolsonaro duke shtuar se njerëzit po vijojnë ta pyesin se kur mund të kthehen në punë.

Senati Brazilian miratoi të hënën një ligj që iu garanton banorëve më të varfër të vendit një pagesë minimale prej 117 në muaj për 3 muajt në vijim, një paketë kjo që do i kushtojë vendit rreth 10 miliardë dollarë.

Baby Boo