Presidenti i Austrisë e vlerëson “historik” takimin Thaçi-Vuçiq në Alpbach


Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, nikoqir i Forumit Evropian në Alpbach, tha se ka qenë pjesëmarrës, siç e cilësoi ai, “në një ngjarje historike”, duke iu referuar diskutimeve dhe takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton Portalb.

Përveç diskutimeve në panelin e Forumit, Thaçi e Vuçiq kanë zhvilluar dhe një takim ku ishin të pranishëm, kancelari austriak Sebastian Kurz dhe komisionari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn,transmeton REL.

“Unë mendoj se është fer (e drejtë) të thuhet se dje në mbrëmje diçka ndodhur. Unë pata ndjenjën se isha pjesëmarrës në një ngjarje historike”, u shpreh presidenti i Austrisë, Va nder Bellen.

Presidentët Thaçi dhe Vuçiq, gjatë Forumit në Alpbach kanë shpalosur idetë e tyre për korrigjimin e kufirit mes dy vendeve.

Thaçi ka theksuar se askush nuk duhet të frikësohet nga një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të përfshinte edhe korrigjimin e kufirit./Pacensure

Baby Boo