Presidencialet, sot mbahet shorti i renditjes së kandidatëve në fletëvotim


Sot në KSHZ, në seancë publike do të përcaktohet me short renditja e listës së vetme të kandidatëve për zgjedhje për president të shtetit. Do të caktohet renditja e fletëvotimit zgjedhor me tre kandidatët presidencial: Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova dhe Blerim Reka. Ata edhe zyrtarisht janë kandidatë në garën për president shteti, pasi dje KSHZ e vërtetoi rregullshmërinë e kandidaturave të tyre.

Pendarovski është kandidat i LSDM-së dhe koalicionit, Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit dhe Blerim Reka i opozitës shqiptare. Kandidaturat e tyre janë dorëzuar me mbështetjen e zgjedhësve dhe kanë siguruar minimumin e nevojshëm të nënshkrimeve.

Fushatë të qetë, dinjitoze dhe demokratike, kanë paralajmëruar tre kandidatët për president.

Baby Boo