Prentoviq për tokat bujqësore: Ligji garanton shpërndarje të drejtë dhe transparente


Me Ligjin e ri për tokat bujqësore parashihet shpërndarja e drejtë, transparente dhe funksionale e tokës bujqësore në pronësi të shtetit. Me këtë ligj, siç tha deputetja e LSDM-së, Tanja Prentoviq, do të ketë mundësi për zgjerim të tokës së përpunueshme deri në 10 hektarë.

“Kjo do të thotë se ai që do të ofrojë çmimin më të lartë do të ketë për obligim të lidhë marrëveshje për shfrytëzim të tokës ose në të kundërtën do të paguajë dëmshpërblim në lartësi të vlerës së qirasë së ofruar vjetore. Tani, ligji jep mundësi nëse ai që është i pari në listë nuk e lidh marrëveshjen, këtë ta mund ta bëjë i dyti në listë”, tha deputetja Tatjana Prentoviq.

Baby Boo