Premtoi 2 mijë euro për autorin, ‘Kaubojsi’ përshëndet thyerjen e memorialit turk: Akt patriotik


Ish-deputeti Eduard Ndocaj ka reaguar pas dëmtimit të memorialit turk që është vendosur te Kodrat e Liqenit në Tiranë. Pak kohë më parë, ai premtoi se do të jepte 2 mijë euro për atë që do të thyente memorialin, ndërsa sot e ka përshëndetur veprimin duke e cilësuar të drejtë, pasi vendosja e pllakës është provokim sipas tij.

“Të dashur bashkëpatriotët e mi! Sot, teksa dëgjojmë përmes medias për aktin patriotik dhe civil të thyerjes së memorialit turk tek Kodrat e Liqenit, unë përmes këtij qëndrimi dua të përshëndes, këtë veprim të shqiptarëve të vërtetë, të cilët me guximin e tyre të përligjur nga provokimi i ndjenjës kombëtare reaguan duke dëshmuar mosnëpërkëmbjen e identitetit kombëtar nga politika filoturke e Tiranës.

Solidarizohem me ndjenjën dhe veprimin e tyre patriotik, si dhe apeloj policinë dhe Prokurorinë të mos ndërmarrë asnjë proces ndaj autorëv, sepse në kuptimin e plotë, autorët e atij akti janë të gjithë shqiptarët e vërtetë. Prandaj, u kërkoj këtyre instancave të qëndrojnë larg procedurave që akuzojnë individë të caktuar, si dhe ta trajtojnë rastin me prioritetin e një cënimi dhe provokimi që iu është bërë shqiptarëve, dhe të thërrasin nën akuzë lejedhënësin e memorialit! Rroftë Shqipëria! Me respekt për shqiptarët e vërtetë që e duan Shqipërinë të lirë dhe sovrane!” shkruan Eduart Ndocaj.

Baby Boo