Prekëse: Nuk shiheshin prej 6 vitesh, vëllezërit sirianë i bashkon Tokio 2020


Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios ka dëshmuar një moment shumë prekës.

Dy vëllezër sirianë, Muhammed dhe Alaa Maso, janë takuar pas shumë kohësh. I pari përfaqëson vendin e tij, Sirinë, ndërsa Alaa luan me ekipin e refugjatëve nën flamurin Olimpik.

Kur Alaa Maso u largua nga vendi i tij në vitin 2015, ai mbërriti në Turqi. Më pas me një varkë me 18 persona u arr atis për në Greqi.

Sportisti mbërrin në Lesbos, për tu larguar më pas në Gjermani pas një procesi të vështirë.

Dy vellëzërit atletë u takuan në Lojërat Olimpike vite më vonë. Historia dhe përqafimi i tyre preku miliona përdorues të rrjeteve sociale.

Numri i sirianëve në ekipin e refugjatëve është nëntë, duke përfshirë notaren Yusra Mardini, e cila marë pjesë me ekipin dhe në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiro 2016.

Baby Boo