Prek 41-vjeçarja / ’Burri paratë ja jepte të dashurës, fëmijët i linte pa bukë’ (Video)


Një 41-vjeçare nga Burreli ka mbetur vetëm me djalin 9 vjeçar dhe vajzën 5-muajshe mes borxheve pa bashkëshortin, për të cilin dyshon se vazhdon një lidhje jashtëmartesore. Kryefamiljari ndodhet në Greqi dhe përveç pak të hollave që sjell nga emigracioni rrallë komunikon me bashkëshorten dhe dy fëmijët, të cilët jetojnë në Vlorë.

Dhurata Liçaj u martua ne vitin 2011 me Flatun Liçaj, pa e ditur se 53-vjeçari nga Mallakastra kishte qene dy herë i martuar dhe ishte babai i tre djemve. Sapo mësoi këtë të vërtetë një vit pasi qëndroi me të Dhurata vendosi të largohej nga shtëpia, por ishin familjarët e saj që nuk e lejuan një gjë të tilla duke e rikthyer sërish tek i shoqi.

Rikthimi i saj në atë familje do t’i kushtonte shumë 41-vjeçares, e cila asokohe jetonte me prindërit e bashkëshortit dhe kunatën e cila erdhi të jetojë në vitin 2020, me të cilën do të lindnin edhe konfliktet.

Motra tentoi disa herë të nxirrte nga shtëpia vëllain bashkë me nusen, me preteksin se shtëpia është e të atit. Madje konflikti vijoi edhe më tej, kur edhe babai Kamber Licaj, i cili u bë krah me të bijën kërkonin të njëjtën gjë, largimin e Dhuratës dhe Flatunit nga banesa. Një muaj pas ardhjes së të vajzës së tij, babai në debat e sipër me djalin e kërcënon atë nën qytën e armës. Do të duhej ndërhyrja në kohë e uniformave blu, të cilët shmangën kështu një tragjedi të mundshme në familje. Dhurata bashkë me djalin 9-vjeçar janë pajisur me urdhër mbrojtje prej një viti bashkë, pasi vjehrri ka ushtruar dhunë mbi nipin e tij, kur e ëma nuk ndodhej në shtëpi.

Që prej atij momenti çifti me dy fëmijët u zhvendosën në Vlorë, nga ku morën një shtëpi me qera. Për Dhuratën ishte si të kalonte nga shiu në breshër, pasi bashkëshorti i saj punonte po para nuk sillte në shtëpi. Jetesa u bë edhe më e vështirë, ndaj ajo detyrohet të marri një kredi.

Me peshën e kredisë dhe me zbulimin se burri e tradhtonte, Dhurata mësoi se i gjithë investimi në para shkonte për këtë lidhje jashtëmartesore. Prej dy muajsh Flatuni ka emigruar në shtetin grek, ndërkohë që e ka lënë vetëm bashkëshorten të rris dy fëmijët, bashkë me peshën e kredisë ende të pashlyer./report.tv

Baby Boo