Prej sot të mbyllura restorantet, kafenetë, dyqanet në Maqedoni, të hapura vetëm marketet dhe farmacitë


Në Maqedoni prej sot ka hyrë në fuqi masa e re e parandalimit të përhapjes së epidemisë. Restorantet, kafenetë, dyqanet, qendrat tregtar, kazinotë do të jenë të mbyllura.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje tha se restorantet mund të punojnë vetëm nëpërmjet porosive.

Mbeten të hapura me oraret e mëparshme vetëm super maketet, dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ndër të tjera ai tha se brenda 48 orëve të ardhshme do të mbyllet edhe Aeroporti i Ohrit. Filipçe deklaroi se me vendim të ri të Qeverië ndalohet hyrja edhe për qytetarët që vijnë nga vendet me rrezik të mesëm. Deri ditën e djeshme ishte lejuar hapja e lokaleve deri në ora 18.00, për me këtë masë të re mbrojtëse prej sot nuk do të funksionojnë.

Baby Boo