Prej sot kontrolli dhe testimi i të punësuarve nëpër çerdhet e fëmijëve


Prej sot fillon skriningu apo kontrolli i detajuar i të punësuarëve nëpër çerdhet educative, si dhe disa kategori të rrezikuara të qytetarëve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi dje se skriningu përfshin testimin e afër 2000 punonjësve nëpër çerdhet e vendit, me qëllim të përgatitjes së protokollit për punë me qëllim të rifillimit të funksionimit të tyre.
Skriningu do të bëhet me testet e njejta PSR, që deri më tani janë aplikuar. Qëllimi është që me teknikën PSR të identifikohen bartësit e mundshëm asimptomatik të virusit.

Sipas planit me skrining apo kontrollin e detajuar do të përfshihen të punësuarit nëpër çerdhe, spitale, shtëpitë e të moshuarëve, pacientët me sëmundje kronike, të punësuarit në transportin public, pacientët me terapi biologjike dhe grupe të tjera të rrezikuara.

Baby Boo