Prej sot janë mbyllur të gjitha kafenetë dhe restorantet


Prej sot deri më 20 prill, do të mbyllen të gjitha objektet hotelierike në të gjithë vendin, si dhe restorantet dhe kafenetë në hotele, motele, bujtinave, shtëpi konviktesh dhe objekte të tjera akomoduese. Ky vendim u mor nga Qeveria, në mënyrë që të parandalojë dhe mbrojë qytetarët nga Kovid-19.
Përjashtim nga kjo masë janë restorantet brenda hoteleve, moteleve, bujtinave dhe konvikteve për ata persona që akomodohen si mysafirë, por edhe objektet hotelierike në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin “Shën. Apostulli Pali” në Ohër.

Objektet që përgatisin dhe shesin ushqime mund të shesin onlajn ose me porosi telefonike dhe të dërgojnë ushqim ose të marrin porosinë jashtë restorantit, përmes banakut.
Në orën 20 mbrëmë filloi ora policore në territorin e të gjithë shtetit, ndërsa do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit. Gjatë kësaj periudhe kohore, lëvizja do të kufizohet.

Ora policore do të zgjasë dy javë, më saktë deri më 20 prill. Vendimin pardje e solli Qeveria, me qëllim që të zvogëlohet stërngarkimi i sistemit shëndetësor nga koronavirusi si edhe të shmanget mbyllja potenciale për festat fetare Bajramin dhe Pashkët.

Të gjithë ata qytetarë të cilët jetojnë në objekte banesore për banim kolektiv dhe që kanë kafsh shtëpiake – qen mund t’i nxjerrin jashtë në orët e mbrëmjes në kohëzgjatje prej një ore, duke filluar nga ora 22 deri në orën 23, më së shumti deri në 100 metra nga objekti në të cilin jetojnë.
Qytetarët të cilët kanë bërë imunizimin në qendrat e vaksinimit në periudhë para orës policore do t’u lejohet kthimi në vendbanimet e tyre në bazë të vërtetimit për vaksinim.

Baby Boo