Prej sot gjendje kr*ize në një pjesë të territorit të shtetit për shkak të rre*zikut nga transitimi i emigrantëve dhe përhapja e COVID-19


Qeveria në mbledhjen e sotme solli Vendim për ekzistim të gjendjes së kr*izës në një pjesë të territorit të shtetit, për shkak të rre*zikut të lartë nga vëllimi i rritur i hyrjes dhe transitimit të emigrantëve, si dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga emigrimi il*egal në kushte të pandemisë.
Sipas Vendimit, gjendja e e kr*izës do të zgjasë më së shumti 30 ditë, duke filluar prej 1 prillit të vitit 2021.

“Në lidhje me këtë Vendim, Qeveria solli përfundim që të informohen presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut që të sjellë vendim për pjesëmarrje të disa pjesëtarëve të Ar*matës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përballjen me situatën e kr*izës”, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Qeveria njëherësh i rekomandoi Shtabit Kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kr*iza që menjëherë të fillojë me përgatitjen e planit të veprimit për parandalim dhe përballje me situatën në rajonin e kufirit jugor dhe verior të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe kontroll të plotë për resurse të disponueshme njerëzore dhe materiale –teknike dhe plan për veprim të koordinuar, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ar*mata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Shëndetësisë, Qendra për Menaxhim me Kr*iza dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, me të gjitha institucionet e tjera shtetërore që i tangon kjo problematikë, t’i vendosin në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe resurset të cilat mund të vendosen në funksion të përballjes me gjendjen e kr*izës.

Sot pasdite, Grupi për Vlerësim i Qeverisë, pas mbledhjes së mbajtur, propozoi që të merret vendim për ekzistim të gjendjes së kr*izës në kufirin jugor dhe verior të shtetit për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga emigrimi ilegal.

Baby Boo