Prej 10 ditësh asnjë gjurmë, zhduket shqiptari në Greqi (FOTO)


Prej 10 ditësh zhduket shqiptari në Greqi. Familja dhe policia greke janë në kërkim të shtetasit Andon Gogo. I zhdukuri është Andon Gogo, 56 vjeç nga Shqipëria i cili prej kohësh jeton me familjen Greqi.

Medit greke bëjnë me dije se për herë të fundit e ka parë një i afërm i tij në Ano Kypseli, Athinë, i cili ka deklaruar se Andoni ishte i zbathur dhe i zhveshur nga mesi e lart. Familja nuk ka asnjë dyshim në lidhje me arsyen e zhdukjes së tij apo edhe mbi personat që mund të jenë përgjegjës.

Andon Gogo është 56 vjeç dhe 1.76 m i gjatë. Ai ka probleme shëndetësore. Veshur ka pasur vetëm një palë pantallona të zeza të shkurtra. Nëse dikush e gjen është i lutur të njoftojë më Silver Alert 24 orë në 24 ose në linjën SOS në numrin 1065 /albeu

0

Baby Boo