Prapaskenat e dështimit të takimit ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel


Një diplomat ndërkombëtar i cili ishte i pranishëm në gjithë ngjarjen që u zhvillua sot brenda ndërtesës së BE-së në Bruksel ku po qëndronin delegacionet nga Kosova dhe Serbia, ka shpjeguar të gjithë prapaskenat se si ka ardhur deri tek anulimi i takimit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksander Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

“Të dy presidentët kanë refuzuar që të flasin me njëri tjetrin në momentin që po bëheshin përgatitjet për fillimin e takimit me krerët e lartë të BE-së”, ka thënë ky diplomat, emri i të cilit është i njohur për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ai ka shpjeguar dhe përpjekjet e Federica Mogherinit që dialogu të vazhdonte patjetër.

“ Ata e detyruan Mogherinin që t’i takonte ndarazi disa herë, vetëm në mënyrë që të mos dështonte takimi dhe të vazhdonte dialogu”, shpjegon diplomati.

“ Gjithçka shkoi gabim sot, ata nuk u takuan. Gjithçka u shndërrua në një dramë”, shton tutje diplomati i BE-së, i cili thotë se nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi atë thyerje ndërmjet dy presidentëve.

“ Vështirësitë vazhdojnë”, kështu ka deklaruar edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, duke thënë se do të kërkojë një takim ndërmjet dy liderëve në fund të shtatorit.

Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, dështimi për një takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit tregon një reflektim të dy palëve ndaj idesë për shkëmbim të territoreve, që u kundërshtua nga Gjermania, tregon diplomati i BE-së.

Kujtojmë se ky takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit ku pritej të diskutohej për shkëmbim territoresh e ndryshim kufijsh, ishte kundërshtuar fuqishëm dhe nga opozita kosovare.

Baby Boo